Bëhu Partner

Bëhu Partner i Perty-t

Perty lidh bizneset lokale në Kosovë me diasporën shqiptare në Zvicër, Gjermani, Belgjikë dhe më gjerë. Ti prodhon dhe dorëzon dhuratën — ne të sjellim klientët dhe pagesën.

Çfarë të sjell Perty

  • Klientë nga diaspora që duan të dërgojnë dhurata te familja në Kosovë.
  • Pa barrë teknike — nuk të duhet faqe interneti apo sistem pagesash. Ne i mbajmë ato.
  • Pagesa javore për porositë e realizuara. (Cikli i pagesës: çdo të hënë, për javën paraprake.)
  • Dukshmëri — emri dhe produktet e tua shfaqen para mijëra vetëve.

Si funksionon — në 3 hapa

  1. Porosia të vjen nga Perty me email/WhatsApp: çfarë, për kë dhe data e dorëzimit.
  2. Ti konfirmon dhe përgatit dhuratën.
  3. Dorëzohet në datën e caktuar — dhe ti paguhesh javën e ardhshme.

Kush bën çka

Perty: marketingu, faqja, pagesat, mbështetja e klientit, koordinimi. Ti (partneri): prodhimi cilësor dhe dorëzimi në kohë.

Komisioni

Perty mban një komision për çdo porosi të realizuar — na kontakto për normën aktuale. Pjesa tjetër është e jotja. Pa tarifa mujore, pa kosto fillestare.

Bëhu pjesë

Na shkruaj në hello@perty.shop ose telefono 049 737 890 me: emrin e biznesit, qytetin, sektorin (lule, ëmbëlsira, etj.), faqen/Instagram, numrin e produkteve dhe personin e kontaktit.

Add to cart